Prapaskena është nismë e një grupi gazetarësh me përvojë dhe plotësisht të pavarur nga çdo parti politike, grup interesash apo klane biznesi, me qëllim për të thënë çdo të vërtetë të guximshme me interes publik.
Tek Prapaskena kontribuojnë me informacion njohësit më të thellë të nëntokës së politikës, medias dhe biznesit.
Prapaskena publikon lajme pasi ka shqyrtuar dokumente, por edhe bazuar në informacione të dorës së parë.
Prapaskena nuk ka lidhje dhe nuk ndikohet nga asnjë botues i caktuar, nga asnjë politikan apo biznesmen.
Çdo aludim për lidhje me një personazh të caktuar është mashtrim.
Ndryshe shumica mediave të tjera, Prapaskena nuk vendos gjoba dhe nuk luan për interesa okulte.
Parapaskena nuk ka përfituar dhe nuk do të përfitojë kurrë asnjë qindarkë nga pasuria publike. Mungesa e interesave të caktuara, është edhe sekreti i pavarësisë së plotë të Prapaskenës.
Për shkak të përmbajtjes së lajmeve, Prapaskena është sulmuar mbi 13 herë gjatë një viti. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme, disa nga artikujt nuk janë rikuperuar.
Kjo është edhe e vërteta mbi disa aludime të segmeteve mediatike mbi ‘fshirjen’ e lajmeve.
Prapaskena nuk i shërben asnjë individi të caktuar, as nuk blihet dhe as nuk shitet. Kjo është edhe arsyeja e impaktit të frikshëm i lajmeve ekskluzive të Prapaskenës, pa sponsorizuar kurrë një lajm të caktuar si dhe duke mos fshirë kurrë komentet e ndjekësve.
