Dy janë arsyet madhore të dëbimit nga Partia Lirisë, ish LSI-ja: Prishja në pazare dhe afrimi më shumë se ç’duhet me Ilir Metën, pronarin e partisë.
Të gjitha zonjat dhe zonjushat e dëbuara nga LSI-ja me urdhër të Monika Kryemadhit, e kanë pësuar për shkak shkeljes së distancës së vendosur nga Mona me Ilir Metën.
Ndërsa ish drejtorë, ish deputetë dhe ish ministra janë dëbuar vetëm kur nuk janë treguar korrektë, duke mos plotësuar në kohë tarifën fikse që duhet të dorëzonin tek pronarët e partisë, Meta-Monika.
Stafi dhe rojet e godinës së partisë nuk janë befasuar aspak kur disa javë më parë nga Monika Kryemadhi erdhi një urdhër për të mos lejuar t’i afrohej selisë së partisë Brisida Shehajn, ish-drejtoresha e tatimeve të Ramës që rilindi si opozitare me Metën, pasi ky i fundit mbylli mandatin në Presidencë.
Në konferencat e para për shtyp me logon e partisë së re, Ilir Metaj e gradoi Brisida Shehajn si emër në njësinë antikorrupsion që do të ngrihej dhe do të bënte namin duke denoncuar aferat korruptive të qeverisjes korruptive të Edi Ramës nga Konispoli në Vermosh.
Pas kësaj daljeje, Brisida Shehaj doli edhe herë të tjera nga selia e LSI-së me emrin e Partisë së Lirisë, nëpër emisione, studio e panele televizive.
Daljet i shoqëronte me fatura të vjetërura mashtrimi me TVSh-në, për të cilat në 2018 ka nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës.
Por, Metës nuk i duhej koha, apo nëse këto denoncime ishin të vjetra apo të reja. Atij i duhej zhurma e denoncimit dhe një njeri që ta përdorte për të shkaktuar këtë zhurmë. Brisida Shehaj ishte e duhura.
Por, Brisida Shehaj nuk do ta kishte të gjatë. Pa paralajmërim, Monika e përjashtoi fillimisht nga grupi i WhatsApp.
Më pas lëshoi urdhrin verbal që ‘bleta e tatimeve’ të mos i afrohej selisë së partisë si dhe informoi linjat e saj mediatike se Shehaj nuk përfaqësonte më Partinë e Lirisë.
Një burim i brendshëm tha se shkak i ‘tërbimit’ të Monikës ishin disa mesazhe me përmbajtje të dyshimtë të Shehajt me Ilir Metën.
Edhe pse Shehaj është e bindur se raporti me Metën është brenda korrnizës politike dhe të bashkëpunimit për kauzat e partisë, Monika duket se ka parë flirt.
Ndërkaq, Brisida Shehaj nuk është menduar gjatë, por është afruar me Belind Këlliçin, duke u bërë pjesë e stafit të tij.
Burime për Prapaskenën thanë se Këlliçi i ka premtuar Shehajt postin e nënkryetarit të bashkisë nëse do të fitojë përballë Veliajt.