Gazetari: Ku shkuan 30 mld dollarë? Vjedhja brutale dhe “ferri” që e pret politikën

Aktualitet

Publikuar: 09/02/2023

Gazetari: Ku shkuan 30 mld dollarë? Vjedhja brutale dhe “ferri” që e pret politikën

Gazetari Poli Hoxha tha në Euronews Albania se drejtësia e re duhet të jetë po aq brutale në dhënien e drejtësisë ndaj politikanë, siç edhe ata kanë qenë ndaj qytetarëve shqiptarë në 32 vjet pluralizëm.

Sipas tij, në mbi 30 vjet mungojnë mbii 30 mld dollarë para publike që janë vjedhur nga klasa politike që duhet të japë llogari për këtë.

“Në këto 32 vjet mungojnë të paktën, sipas shifrave zyrtare, 30 mld dollarë. I ka kjo klasë që na ka qeverisur me rotacion, këta zyrtarë apo politikanë. Dhe mënyra si e kanë vjedhur këtë vend ka qenë brutale, dhe ai ferri për SPAK ndaj ishte metaforë, që edhe drejtësia në kuptimin e ligjit duhet të jetë brutale, të jetë në ekstrem”, tha gazetari.