SPAK lëshon tymnajën: Po hetojmë Ahmetajn! Në fakt është manipulim sepse nuk është pjesë e asnjë akti hetimor

Aktualitet

Publikuar: 07/02/2023

SPAK lëshon tymnajën: Po hetojmë Ahmetajn! Në fakt është manipulim sepse nuk është pjesë e asnjë akti hetimor

SPAK i pafuqishëm përball ish-ministrit Arben Ahmetaj, kjo vërtetohet edhe në lajmin e fundit të shpërndarë nga mediat ku thuhej se ka nisur procedim penal.

‘Inceneratori i Elbasanit/ Arben Ahmetaj pjesë e procedimit penal, SPAK: Po mbledhim prova dhe të dhëna! Po verifikojmë komunikimet dhe udhëtimet e tij…’, ky është titulli i artikullit të publikuar nga FaxNews.

Sipas këtij artikulli SPAK ka regjistuar procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, për dhënien me koncesion për inceneratorin e Elbasanit.

Por dy muaj më parë ishte vetë SPAK i cili mbvlli hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe dërgoi çështjen në gjyq.

Në njoftimin e SPAK të datës 12/12/2022 u dërguan të pandehur 10 persona dhe dy shoqëritë “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. Nga ku mes të pandehurve janë edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Në njoftimin e një viti më parë që mban datën 12/12/2022, nuk përmendet emri i ish-ministrit Arben Ahmetaj si i pandehur.

Sipas artikullit për inceneratorin e Elbasanit, dosja është ndarë në dy fraksione 277 dhe 277/1. Për çështjen e parë janë marrë të pandehur 12 persona. Siç duket në dokumentat e mëposhtëm në të dyja fraksionet emri i ish-ministrit, Arben Ahmetaj nuk përmendet.

Kujtojmë se në datën 22 dhjetor SPAK vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj dy prokurorëve që hetuan dosjen e inceneratorëve dhe që dorëzuan në gjykatë 10 të pandehur , por që sipas gazetarit Doci sakaq ata kishin shpërdoruar detyrën dhe penguar zbulimin e të vërtetës sa kohë nuk kishin vlerësuar njësoj provat ndaj ish ministrit të financave Arben Ahmetaj.

Gazetari Doçi denoncoi pagesat disa milionëshe të kryera nga i akuzuari Klodian Zoto ku mbuloheshin udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze të Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij, prova këto të nxjerra nga një akt ekspertizë. Në vendimin e mos fillimit deklarohet se nuk rezulton që dy prokurorët të kenë shpërdoruar detyrën mbasi aktet janë ndarë .

Por njëherazi argumentohet se procesi i çmuarjes së provës është një proces i ndërlikuar pasi përbërës të tij janë jo vetëm komponentët juridikë por edhe ata të brendshëm dhe psikologjikë.

Pra nga të gjitha këto lëvizje duket se SPAK po kërkon të shpëtojë ish ministrin Arben Ahmetaj edhe pse Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u krijua për goditjen e zyrtarëve të lartë në rastin ‘Ahmetaj’ po e mbyll njërin sy.