Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në Prokurorinë e Posaçme dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar.
Në një intervistë për televizionin e familjes së tij, Berisha u shpreh se prokurorët e SPAK-ut janë një repart partie dhe se nuk mund të hetojnë dot për Ramën.
Pjesë nga intervista në Syri.Tv:
Presidenti Begaj ka thënë që kërkesa e opozitës për të hetuar këtë është e drejtë, a keni një koment?
Berisha: Po kam një koment, kush ta hetojë? A e dini ju që ai ka qenë këmbëkryq në SPAK?! Siç më thonë ai ka kapur një nga një prokurorët e Skapit që ta arrestoni Sali Berishën dhe si ta arrestoni!
McGonigali vetë?
Berisha: Absolutisht dhe ka takuar jo një, por disa kryesore prej tyre. Ca të hetojnë ata?! Berisha ka thënë që është i hapur për çdo hetim. Por çfarë mund të hetojnë ata?! Ata janë repart partie. Di që është marrë me vettingun, të kalojë ky apo ai.