Klevis Lleshi, 21 vjeç, banues në Burrel, i cili ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 5 gusht 2020, është gjetur i groposur në Mamurras. Para Klevisit, janë vrarë edhe babai dhe xhaxhai i tij, ndërsa është zhdukur edhe kushëriri i tij.
Për të gjitha krimet, nëna e Klevisit, ka shprehur dyshime se janë kryer nga familja Hoxha në Mamurras, për shkak se një kushëri i viktimës, ka vrarë vite më parë një pjesëtarë të familjes Hoxha në Angli.
I riu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi akuzohej se kishte kanosur me jetë një person që quhet Mariglen Hoti, por që nga ora 13:00, e datës 5 gusht, nuk ka pasur më kontakte me familjen e tij.
Nëna e Klevis Lleshit, tregoi se hera e fundit që ka parë të birin, ishte rreth 10 ditë më pare dhe që atëherë nuk ka asnjë kontakt me të. Ajo dyshon se miqtë e të birit mund ta kenë tradhtuar dhe mund ta kenë çuar tek ‘armiku’, që për ata është familja Hoxha. Dy familjet janë në hasmëri prej shtatë vitesh.
“Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet. Në orën 3, djali ka humbur çdo lidhje dhe çdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze. Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras.
Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatit tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatit, prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se thotë se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës. A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh ne edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je.
Policia asnjëherë nuk më ka kërkuar, e kam kërkuar vetë policinë. Kam ndenjur edhe 2 orë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Burrelit dhe jam futur me zor brenda për të kërkuar djalin tim që më është djerr një fëmijë 20 vjec në mes të ditës në mes të Burrelit. Kam pritur 8 ditë dhe nuk kam marr përgjigje nga policia dhe gjykata e Burrelit, kam ardhur në Tiranë dhe kam kërkuar takim me ministrin Lleshaj.
Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatiti 40 vjec dhe më i fundit djali im 20 vjec më 5 gusht dhe për 6 vjet, 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar. Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali Hoxhën. Nga autoritetet shqiptare unë kerkoj, që deri më tani ato nuk kanë bërë asnje hap para për të gjitha vrasjet. Unë kam heshtue dhe djalin nuk kam dashur ta fus në konflikt. Sepse më është vrarë burri, nuk kam folur tek asnjë gjykatë, tek shteti shqiptar kërkoj drejtësi dhe do flijohem para kryeministrisë, më ka humbur një jetim duke pirë kafe. Dyshimi im është që policia e Burrelit është palë me hasmin dhe krimin,”– tregon nëna e të riut.
Si qëndron puna mes dy familjeve, hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?
Të zhdukurit, Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri.
Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Afrim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Fisi Hoxha ka pasur konflikte me persona nga familja Lleshi dhe kanë dyshuar që vrasjen makabre në Britani e kanë bërë ata, dhe ashtu rezultoi. Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.