Alda Klosi u arrestua pasi po arratisej, pastrueja Rozeta Dobi fundos edhe Arben Ahmetajn: Kam fshirë 8 shtëpi të mbushura me para 

Krim & Korrupsion

Publikuar: 04/02/2023

Alda Klosi u arrestua pasi po arratisej, pastrueja Rozeta Dobi fundos edhe Arben Ahmetajn: Kam fshirë 8 shtëpi të mbushura me para 

Pastruesja Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e 520 mijë eurove në shtëpinë Alda Klosit, e ish-drejtoreshës së besuar së Arben Ahmetajt në ministritë e Financave dhe Rindërtimit, është sot bashkëpuntorja më e rëndësishme e drejtësisë për zbulimin e korrupsionit në nivele të larta.

Dobi ka rrëfyer para hetuesve se 520 mijë euro i ka vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit, e cila ka gënjyer në polici, duke thënë se i janë vjedhur vetëm 120 mijë euro.

Alda Klosi ishte bërë gati për t’u arratisur nga Shqipëria.

Prokurorja Mirela Zavalani ka firmosur arrestimin para se Klosi t’ia mbathte, e ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Alda Klosi është arrestuar mbrëmë nga policia për pastrim parash, ndërsa kishte bërë gati valixhet për të ikur.

Prapaskena mëson se pastruesja Rozeta Dobi ka rrëfyer se ka pastruar 8 shtëpi, të cilat ishin të mbushura me para.

Mbetet për t’u qartësuar nëse 8 shtëpitë ishin të gjitha të Alda Klosit apo edhe të zyrtarëve të tjerë.

Pas rrëfimit të Dobit, policia po kryen kontrolle në banesat përkatëse.

Rozeta Dobi ka folur edhe për Arben Ahmetajn, duke deklaruar se Alda Klosi fshihte nëpër shtëpi para të ish shefit të saj.

Dobi ka implikuat edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, me emra konretë, të cilët kanë fshehur shuma të mëdha parash.

Pas këtij rrëfimi, po kryhen veprime hetimore dhe dosja pritet t’i kalojë në kompetencë të SPAK-ut.

Para uniformave blu Rozeta Dobi më herët ka dëshmuar se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Ndërkohë enigmë ka mbetur fakti se cili është burimi i këtyre shumave të mëdha të parave.