Vijon në një situatë të rrëmujshme dhe zhurmshme Kuvendi, ku deputetët e PD kërkojnë që në seancë të jetë Edi Rama dhe të flasë për çështjen e McGonigal.
E teksa foltorja vijonë të jetë e bllokuar nga deputetët e PD, ministrat në Kuvend po flasin nga vendi për disa projektligje që më pas do kalojë në votim.
E teksa Parlamenti është në kaos, deputeti i PD Bledjon Nallbati, ka nxjerrë bilbilin ën Kuvend dhe ka nisur të fishkëllejë.
Kjo ka bërë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla t’i tërheqë disa herë vëmendjen.