Vijojnë tensionet në sallën e Kuvendit ku disa deputetë të opozitës kanë bllokuar prej fillimit foltoren duke kërkuar shpjegime nga kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal. Por kreu i qeverisë nuk ndodhet i pranishëm në Kuvend.
Deputetët demokratë Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi kanë zgjedhur të hyjnë “live” në Facebook, përmes telefonave të tyre. Ata janë dëgjuar duke thirrur “nxirreni Ramën nga vrima e mitut”.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama reagoi pak minuta më parë, duke thënë se në Kuvend po abuzohet me lirinë e fjalës. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj Charles McGonigal në SHBA.
Deklaratat e deputetëve të PD nga foltorja e Kuvendit:
Salianji: Shpalleni Edi Ramën në kërkim. Silleni para se ta sjellin ata mjeshtrat atje. Nxirrni Ramën nga vrima e miut!
Boçi: Siç e shihni ky është standardi që ka vendosur drejtuesja, opozitës i mohohet e drejta e fjalës, ndërsa vetëm ministrat kanë të drejtë të bëjnë propagandën e tyre. Ndërsa kryeministri duhet të ballafaqohet me qytetarë. Të jeni të bindur që ne do e nxjerrim nga ajo vrima e miut ku është fshehur. Kemi bërë gati dhe do të ngrihet menjëherë komisioni hetimor për çështjen McGonigal. Do të bëjmë çdo përpjekje që me këtë komision ta nxjerrim Ramën prej zverku aty ku është fshehur.
Albana Vokshi: Turp! Turp! Ku është Rama?
Salianji: Ju ka nxjerr FBI karton te kuq s’keni nga shkoni, ju ka kap FBI se keta këtu i keni kapur
Alizoti: Kryeministri që ka frikë të vijë të karrigia e vet nuk e meriton të jetë kryesministër, dilni në protestë që nesër
Vokshi: Turp! Turp! Ju ka zili dhe Enveri nga varri