Pas Artan Hoxhës, Kol Balla largon edhe Juli Xhokaxhi nga Abc News, emrat e shkarkuar, fshesë totale pas shitjes së televizionit nga Klod Allajbeut tek Devollët

Aktualitet

Publikuar: 02/02/2023

Pas Artan Hoxhës, Kol Balla largon edhe Juli Xhokaxhi nga Abc News, emrat e shkarkuar, fshesë totale pas shitjes së televizionit nga Klod Allajbeut tek Devollët

Vijon furtuna në televizionin Abc News pas shitjes nga Klod Allajbeu tek Devollët, të cilët kanë vendosur si drejtor Sokol Ballën.

Ky i fundit po krijon grupin e tij tek Abc News. Pas largimit të Artan Hoxhës, radhën e ka gazetarja dhe spikerja e lajmeve, Juli Xhokaxhi, e cila nuk do të jetë më pjesë e televizionit ABC News.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon kolegët dhe drejtuesit e atij televizioni.

Juli Xhokaxhi njofton se tashmë do të bëhet pjesë e televizionit Top Channel, ku do të moderojë emisionin “Top Talk”.

Linja e re në ABC ka larguar edhe gazetarin investigativ Artan Hoxha. Madje, gazetari Hoxha, gjatë shkëmbimit të komenteve me gazetarin tjetër Flamur Vezaj, thotë se ABC-në e ka marrë në dorë pushteti.

Fillimisht nga ABC News u largua Administratori i Përgjithshëm, Idaver Sherifi, pas 3 vitesh e 2 muaj në këtë televizion.

Më herët, emisioni investigativ “Piranjat” ka informuar se në sezonin e ardhshëm nuk do të transmetohet më në televizionin ABC News.

Ditët e fundit është larguar nga ABC NEWS edhe kryeredaktori i webit, gazetari Emirjon Senja, i cili rriti dhe fuqizoi webin. Gazetari Senja ka njoftuar largimin. 

Emisionet kritike ndaj pushtetit janë mbyllur menjëherë dhe paparajmërim në ABC NEWS

Gazetari Endri Xhafo, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se emisioni i tij “Log.” nuk do të transmetohet më në “Abc”.

“Sot paradite m’u komunikua se, me efekt të menjëhershëm, emisioni LOG. ndërpritet. Pra, për nesër, ditë e martë, duhet të njoftojmë të ftuarit të mos vijnë. Arsyeja zyrtare: Ristrukturim programor i ABC-së. Çështja është se me situatën aktuale të ABC-së faji mbetet kopil dhe të drejtën s’ke ku ta kërkosh. U daltë për hajër!”, tha Xhafo.

Emisioni i radhës që “i hiqet sinjali” i transmetimit është emisioni “Vetting” dhe këtë gjë e ka bërë me dije gazetarja Luli Progni.

Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se këtë të shtunë do të transmetohej tema “Administrata, si elektorat”, që trajton presionin e politikës ndaj administratës publike për t’u rreshtuar si elektorat, apo për të votuar partinë e rradhës në pushtet, por që nuk do të jepet.