“Kamerat e vendosura ilegalisht, Brilant Martinaj u vëzhgua me to përpara atentatit”

Aktualitet

Publikuar: 31/01/2023

“Kamerat e vendosura ilegalisht, Brilant Martinaj u vëzhgua me to përpara atentatit”

E gjithë Shqipëria paska qenë nën vëzhgim nga grupet kriminale nëpërmjet kamerave të vendosura ilegalisht. Qindra kamera të vendosura në çdo cep lagjesh apo rrugësh kryesore, kanë shërbyer si fushë-pamje për grupet e strukturuara kriminale. Dyshohet se kamerat janë përdorur edhe për kryerjen e atentateve të ndryshme apo vrasjeve.

Një i tillë është zbuluar nga gazetari i News24, i cili thotë se atentatorët gjurmuan lëvizjet e Brilant Martinajt. Gazetari tregon se ka dyshime se në ngjarjen e vrasjes së tre-fishtë te mbikalimi i Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, viktimat kanë qenë nën survejim.

Ky mendohet se nuk është i vetmi rast kur bandat kriminale kanë kryer vrasje apo atentate, vetëm sepse policia nuk ka pasur forcën të ndërhyjë.