Goditen dy raste të organizimit të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar (Emrat)

Aktualitet

Publikuar: 27/01/2023

Goditen dy raste të organizimit të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar (Emrat)

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Ata janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” dhe në bulevardin “Gjergj Fishta”. Nga operacioni policor i koduar “Game over” janë arrestuar Emrah Rizvani, Arlind Zenelaj, Renaldo Katragjini, Greis Marxhushi, Uneis Hoxholli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.