Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit Spartak Kovaçi ka finalizuar në 17 janar 2023 një aferë me vlerë 1 milionë euro me Engjëll Balilajn, Bajram Dalipajn dhe Ermira Çobon. Bëhet fjalë për tenderin për disa ndërhyrje në ujësjellësin në Bashkinë Durrës.
Tenderi është paracaktuar me pazar në tavolinë për kompaninë Balili Konstruksion të Engjëll Balilajn si dhe për kompaninë I.D.K Konstruksion të Bajram Dalipajt.
Ndërsa, Ermira Çobo me kompaninë Don Jurge, ka marrë pjesë sa për fasadë, për të krijuar idenë e garës, në këmbim të një bakshishi të majmë.
Për të maksimizuar vjedhjen, dy kompanitë paracaktuese kanë dhënë një ofertë gati sa fondi limit.
Nga ana e letrave, afera është e konpsitur, por në praktikë palët do të nisin ndarjen e parave publike, sipas rolit të secilit në aferë.
Kovaçi ka ndarë milina euro nga paratë publike, përmes tenderave të paracaktuar, edhe me Erion Muçajn, Amarila Çelajn, Shupo dhe Anila Qëndron, Raship Çelon, Andi Markun, kreun e Gardës Gramos Sako etj.