Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë “arrest me burg” për Havier Dobin.
Avokatët e Dobit kërkuan ndryshim të masës për 23-vjeçarin, mirëpo kjo kërkesë u hodh poshtë ditën e sotme nga Gjykata e Apelit duke lënë në qeli Dobin.
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.
Ishte iAlda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve u gjetën 530 mijë euro.