E plagosën 27 herë me thikë në Bllok, Eder Dorzi shfrytëzonte vajzat për prostitucion në Itali, pamjet e 41-vjeçarit

Aktualitet

Publikuar: 24/01/2023

E plagosën 27 herë me thikë në Bllok, Eder Dorzi shfrytëzonte vajzat për prostitucion në Itali, pamjet e 41-vjeçarit

Personi në foto është Eder Dorzi, banues në ‘Ali Dem’ përsoni i cili është plagosur 27 herë me thikë nga dy persona, brenda një lokali të njohur në Bllok.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari E.Dorzi është qëlluar disa herë me thikë. 41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.

Dorzi është emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte pjesë e grupit që shfrytëzonin vajzat e huaja për prostitucion. Ai u arrestua në vitin 2015 në kuadër të operacionit ndërkombëtar  “TEMPESTA 2015”. Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Europa lindore në zonën e Milanos, Itali.