AktualitetKrim & KorrupsionKryesore

Pas Dakos, rrihet vençe kreu i OSHEE Ardian Çela në parking pas konfliktit me Ballukun për ndarjen e tenderave, Bela e dublon me një ushtar të saj 

Administratori i OSHEE, Ardian Çela, i perceptuar dhe i akuzuar si një ‘pitonët’ e aferave me tendera në vend, është dhunuar me grushte dhe sende të forta disa ditë më parë.

Prapaskena mëson se Adrian Çela është dhunuar në parkingun e qendrës tregtare “Cassa Italia” në Tiranë.

Sipas burimeve, Çela është rrahur nga i njëjti person, i cili rrahu Vangjush Dakon disa muaj më parë. Bëhet fjalë për një person me ngarkesa të shumta kriminale që komandon drejtorët e Ballukut, ku edhe i rreh herë pas herë.

Për këtë skandal të paprecedentë janë në dijeni edhe ambasadat më të rëndësishme në Tiranē dhe shumë shpejt pritet një reagim i fortë dhe sanksione.

Si Dako, ashtu edhe Çela, të cilët janë pjesë e një klani interesash, nuk e kanë denoncuar dhubuesin në polici.

Dhunimi i Ardian Çelës është pasojë e një lufte të tij të heshtur, por të egër, me ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndarjen e tenderave me vlerë dhjetëra miliona euro.

Ardian Çela me grupin e tij ka tentuar të dalë jashtë ombrellës së Ballukut, duke ndarë tenderat të një rreth klientësh dhe duke marrë vetë përqindjet.

Balluku, nga ana e saj, ka kërkuar që përqindja e tenderave të shkojë tek grupi i saj dhe më pas të bëjë ajo ndarjen sipas rolit në operacionet e korrupsionit.

Në këto rrethana, Balluku ka ndërhyrë duke sajuar një post dhe vendosur një drejtor-ushtar të saj në OSHEE sa i takon procedurave tenderuese, duke e nxjerrë jashtë loje Çelën.

Megjithatë, përplasjet për kompetenca kanë vijuar brenda OSHEE, me debate verbale dhe fizike.

Në këto rrethana, Balluku ka hedhur në veprim njeriun e krimit, për të vendosur ‘rendin’. Vijon…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postet e fundit

Lutfi Dervishi ‘zbardh’ vizitën e Engjël Agaçit në SPAK, ‘mori në pyetje’ hetuesit: Ku do t’i mbyllni hetimet për çështjen e inceneratorëve

prapaskena

Rudina Xhunga: Vajzat shqiptare tani kanë turp të thonë se punojnë në Dubai, ato nuk ofrokan seks, por gojën si tualet njerëzor

prapaskena

50.000 lekë varri në Tufinë/ Burrë e grua donin të blinin vendin, punonjësi: Do zhvarros kufomat dhe do vendos emrin tuaj…

prapaskena