Përgjimet që fundosin Lulzim Bashën? Si del emri i tij tek vrasjet e 21 Janarit

Aktualitet

Publikuar: 20/01/2023

Përgjimet që fundosin Lulzim Bashën? Si del emri i tij tek vrasjet e 21 Janarit

Ditën e sotme, gazetari i kronikës Artan Hoxha publikoi për herë të parë në emisionin “Zona Zero” në Top news disa përgjigjime që tregonin qartë se urdhëri për vrasjet e 21 Janarit të vitit 2011 ishin dhënë nga lart.

Përgjimet i përkasin një kanali radiojeje, ku ishte pjesë pjesë vetëm, kreu i Gardës në atë kohë Ndrea Prendi me vartësit e tij, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Policisë së Tiranës në atë kohë. Sipas gazetarit, ai material është ruajtur nga një vend aleat.

Por, si del emri i Lulzim Bashës, që në atë kohë mbante postin e Ministrit të Brendshëm?

Emri i tij përmendet nga biseda mes dy personave që i drejtohen njëri-tjetrit me nofka dhe janë ende të pa “çkoduar”.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj i panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio.

Pra siç vihet re nga biseda, Lulzim Basha ka përdorur një radio që nuk ishte e tij, por ka ndërhyrë për të dhënë sinjalin para vrasjeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se ky përgjim i është dhënë familjarëve të të ndjerit Aleks Nika, të cilët do t’ja u dorëzojnë organeve të drejtësisë. Ai shtoi më tej se nuk e ka publikuar audion origjina, për faktin që të mbetet provë për hetimet.