Kryeministri Edi Rama nuk e sheh të arsyeshme që Partia Socialiste dhe qeveria të vijojnë të mbajnë barrën e kostos së aferave të ish ministrit Arben Ahmetajt.
Pas publikimit të pagesave korruptive të Klodian Zotos për Ahmetajn, Rama i ka kërkuar Tigrit që të shikojë mundësinë e dorëzimit të mandatit të deputetit dhe të përballet me drejtësinë, siç kanë vepruar ish ministrat e tjerë.
Jo vetëm faturat korruptive, por teksa deputetët e tjerë të PS zhvillojnë takime me zgjedhësit, Ahmetaj vijon pushimet në Alpet e Zvicrës, Francë, Maltë, Milano, tek vila në Dhërmi apo tek vila tjetër në Hamallaj.
Kërkesa e Ramës për t’i hequr PS-së ‘njollën’ e Tigrit vjen pasi e shkarkoi si ministër, zëvëndëskryeministër dhe nga çdo funksion partiak në PS, pas bindjes se Ahmetaj kishte flirtuar pas shpinr me Ilir Metën dhe Berishën për të goditur qeverinë.
Por Arben Ahmetaj ka refuzuar dorëzimin e mandatit me pretendimin se nuk është nën hetim dhe se nuk ka lidhje me inceneratorët.
Referuar njoftimit të SPAK-ut se vijojnë hetime për zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë të implikuar, Ahmetaj e ka garantuar Ramën se ai nuk rrezikohet, pasi e ka ‘rregulluar’ me dy prokurorët e çështjes Klodian Brahon dhe Eneid Nakuçi.
Nuk dihet se çfarë ka nënkuptuar Tigri me ‘rregullim’, ndikimin politik mbi dy prokurorët, korruptimin e tyre apo ndonjë formë tjetër, në këmbim të garancisë se nuk do të arrestohet.
Faktet tregojnë se dy prokurorët fshehën provat e korrupsionit për Arben Ahmetajn, me qëllim për ta shpëtuar ish ministrin nga përgjegjësia penale.