Prapaskena

Pa kategori

Genci Çifligu, avokati i Olta Xhaçkës: Nuk rezulton të ketë përfituar nga fonde publike

Publikuar: 18/01/2023

Genc Çifligu, avokati i ministres Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me akuzat për përfitim nga fondet publike gjatë seancës së sotme që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën e tij, në mbrojtjen që po i bënte klientes së tij, Genc Çifligu ka deklaruar se Xhaçka nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike.

“Nuk rezulton që deputetja Olta Xhaçka të ketë përfituar fonde publike. Xhaçka si anëtare e kabinetit qeveritar nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike. Kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Nuk ka asnjë kontratë të lidhur mes shoqërisë dhe bashkisë Himarë pasi ndodhemi ende në procesin e ndërtimit të strukturës hoteliere. Fakti se deputetes i janë drejtuar Kuvendit ne 1 korrik 2022, nuk i legjitimon pasi ka kaluar afati. Afati nis me botimin e vendimit te qeverise për investitorin strategjik më datë 9 mars 2022 në fletoren zyrtare,”- tha ai.

Deri më tani, Kushtetuesj ka shqyrtuar padinë e parë dhe ka kërkuar 30 ditë kohë për vendimin. Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike.



Më të lexuarat