Është zbardhur raporti i Avokatit të Popullit lidhur me rastin e vdekjes së Lear Kurtit. Sipas ” News24″, në këtë raport thuhet se policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë.
Gazetarja, Klodiana Lala, referuar raportit të Avokatit të Popullit thotë se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur Kurit është ndjerë keq.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 tetor, ku i riu Lear Kurti, humbi jetën në duart e Policisë së Shtetit, në ambientet e komisariatit nr.3.
Ai u arrestua në zonën e Laprakës në Tiranë pasi nuk iu bind urdhërit të efektivëve për të ndaluar. Teksa ishte duke u përpjekur të largohej nga oficerët e policisë i riu kishte gëlltitur dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda tyre.
Qeset ishin tëp ërmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve asoj kohe këto qese kishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine.
Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.