Edmond Papaj i vendosi bombën në Sarandë Aleksandër Sadikajt dhe e ftoi për drekë në Tiranë, mori porosi nga Athina për ta hedhur në erë, shokët e Sadikajt e zbuluan dhe morën hak, ja si nisi lufta

Aktualitet

Publikuar: 14/01/2023

Edmond Papaj i vendosi bombën në Sarandë Aleksandër Sadikajt dhe e ftoi për drekë në Tiranë, mori porosi nga Athina për ta hedhur në erë, shokët e Sadikajt e zbuluan dhe morën hak, ja si nisi lufta

Gjithçka dyshohet se nisi me tradhti dhe keqkuptime mes një grupi të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri, por që komandën e kishte në Athinë.

Aleksandër Sadikaj, i njohur ndryshe si “Sanço”, u eliminua me bombë me telekomandë, teksa po udhëtonte me makinë në aksin Tiranë-Elbasan qershorin e kaluar, në dalje të kryeqytetit.

Shokët e Sadikajt identifikuan Edmond Papajn si organizatorin e atentatit. Papa dhe Sadikaj janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së këtij të fundit.

Në momentin kur Sadikaj dhe Edmond Papaj ishin në takim në Sarandë, në një lokal të njohur,  dyshohet se Edmond Papaj kishte organizuar vendosjen e bombës në makinë.

Kur Sadikaj po bisedonte me Papajn, njerëz të Papajt, të paguar prej tij, po i vendosnin bombën në makinë.

Dy ditë më pas, Papaj e fton Sadikajn për drekë në Tiranë. Në momentin e hedhjes në erë, Sadikaj po shkonte të takonte Papajn.

Janë dy pista konflikti. Pista e parë është se Papaj kishte marrë porosi nga Athina për të eliminuar Sadikajn, për të cilin urdhëruesi dyshonte se Sadikaj kishte vrarë shokun e porositësit në Shqipëri, para disa vitesh.

Sipas pistës së dytë, Papaj i kishte borxh Sadikajt paratë për 100 kg hashash. Dhe Papaj, duke e vrarë, ka menduar se do të shmangë borxhin dhe një personazh që po fuqizohej.

Edhe babai i Sadikajt ka deklaruar në polici se të birin mund t’ia kishte vrarë Papaj.

Pas vrasjes së Sadikajt, shokët e tij agazhohen që të merrnin hak. Vetë Papaj duket se mendonte se njerëzit e Sadikajt nuk kishin fuqi reagimi.

Angazhohet Albano Velo, i cili ishte shoku i Sadikajt dhe lakohet edhe si kunati i tij. Albano Velo kontrakton shokun e tij Andrew Boden, për të vrarë Edmond Papajn.

Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Andrew është emri i tij i dytë, pasi më herët emri i tij ka qenë Edvin Bode, por për shkak të problemeve me ligjin e ka ndërruar disa vite më parë.

Nga ana tjetër, Alban Velo, djali i një punonjësi policie, Dilaver Velo, i cili u pezullua dhe po hetohet gjithashtu, dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode ka qenë ekzekutori i 49-vjeçarit Edmond Papajt.