Është arrestuar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj.
Ish drejtori i Doganave së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni ka dyshime se kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.
Prokuroria e Tiranës po heton disa funksionarë pranë Ministrisë së Financave për këtë çështje që përfshin një dëm disa milionë lekë.
Prokuroria e Tiranës ka arrestuar Ilir Thanën i cili akuzohet për mashtrim dhe ka nisur hetimet për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.
Shuma që iu kalua shtetasit Thana nga hetimet e deri tanishme të prokurorit Ndini Tavani vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.
Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 19992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës.
Ministria e Financave transferoi në llogarinë e I.Th shumën prej 284.139 lekësh, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.
Më tej Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar.
Ministria e Financave në shkelje flagrante me ligjin ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P.
Prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime se zyrtarët e Zyrës Përmbaruese dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën prej 48.118.366 lekësh dhe duke tentuar të vjedhin edhe pjesën e mbetur.
Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti i zyrtarëve të përfshirë, prokuroria ka nisur hetimet e mëtejshme për rastin.