Një tjetër letër nga paraburgimi ka nisur 23-vjeçari Havier Dobi, i cili së bashku me nënën e tij akuzohen për vjedhjen e mijëra euro në vilat kur Rozeta Dobi punonte si sanitare në Tiranë.
23-vjeçari ka dërguar një letër nga paraburgimi babait të tij, ku i kërkon që ta ndihmojë që ta lirojë nga burgu. Ai madje në letër shkruan se nuk do tja falë kurrë nësës së tij dhe se nuk kishte dijeni për vjedhjet.
“Babi im i dashur jam shumë mirë…dua të jesh sa në i qetë. Nuk do ia fal kurrë mamit! Të lutem bëj gjithçka që të më nxjerrësh… Nuk e dua veten time më vjen të vras veten” thuhet nndër të tjera në letër.
Kujtojmë që Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të cilët vodhën 530 mijë euro në total së bashku me sende me vlerë.
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.
Para dy ditësh policia i sekuestroi 120 mijë euro, ndërsa ditën e djeshme gjatë kontrollit në banesën e sanitares u gjetën edhe 400 mijë euro të fshehura te tubi i aspirimit.
Dyshohet Rozeta Dobi dhe Havier kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin vilat, ku 49-vjeçarja punonte si sanitare.
Personat në fjalë shfrytëzonin rastin kur pronarit ishin jashtë vendit për të vjedhur banesa dhe ato i bënin të dukej si grabitje, ndërsa në banesa futej përmes çelësit që kishte kopjuar.
Ka qenë ish-zyrtarja Alda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve janë gjetur rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.