“Nuk kisha mundësi ta mbaja”, zbardhet dëshmia e nënës “katile” që hodhi foshnjën në lumë, ishte e pamartuar

Aktualitet

Publikuar: 07/01/2023

“Nuk kisha mundësi ta mbaja”, zbardhet dëshmia e nënës “katile” që hodhi foshnjën në lumë, ishte e pamartuar

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tronditëse e regjistruasr natën e kaluar në Shkodër, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, vetëm pak ditë pasi e kishte lindur.

Burime bëjnë me dije se e reja nuk ka shfaqur aspak pendesë për aktin e rëndë që ka kryer dhe ka dëshmuar se “e hodha në lumë, se nuk kisha mundësi ta mbaja”.

Ajo kishte dalë nga spitali më 4 janar, ndërsa foshnja ka ardhur në jetë më 30 dhjetor. Ajo iu kiushte deklaruar familjarëve të saj se do e hidhte fëmijën në lumë.

Mësohet se Orjana Gremi është e pamartuar dhe jetonte me dajën, ndërsa foshnjës nuk i ishte regjistruar atësia.

Foshnja është gjetur mëngjesin e sotëm nga policia i pajetë, i mbuluar me batanije dhe me plasmas. 32-vjeçarja u vu në pranga në akuzën për vrasje.