Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara.
Ndërsa viktima e tretë është Lulëzime Istrefi që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Peshkopisë, e aferme e dy vellezerve.
Nga burimet paraprake, bëhet me dije se mes viktimave janë dhe dy vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi dhe antarja tjetër e familjes, Lulëzime Istrefi. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur, Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeçe
Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.