Zjarri në tregun e Durrësit/ Flakët u ndezën nga disa të pastrehë, 10 dyqane të shkrumbuara

Aktualitet

Publikuar: 02/01/2023

Zjarri në tregun e Durrësit/ Flakët u ndezën nga disa të pastrehë, 10 dyqane të shkrumbuara

Zjarr i madh ka përfshirë tregun industrial në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa 10 dyqane janë shkrumbuar nga flakët.

Për shkak të zjarrit janë djegur disa dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale, teksa e gjithë zona ka qenë e mbuluar nga tymi i dendur.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë dhe mjaft efektive e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë. Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe ata të portit.

Dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak se disa persona ende të paidentifikuar endacakë kanë ndezur një zjarr jashtë murit rrethues për tu ngrohur, zjarr i cili është shpërndarë brenda tregut.