Universiteti Politeknik i Tiranës është rankuar si universiteti më i korruptuari në Shqipëri në bazë të sondazheve të viteve të fundit.
Rektor i universitetit është Andrea Maliqari, i njohur ndryshe edhe si ‘sheiku i Politelnikut’ për shkak të pasurisë së pazakontë që posedon.
Pas shpenzimit të rreth 400 mijë USD për kolltuqe zyrash dhe disa tenderash të dyshimtë, Andrea Maliqari ka finalizuar pak ditë para Vitit të Ri fituesin e tenderit me vlerë 10 milionë euro, për ndërtimin e godinës së Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit.
Fituese është shpallur kompania 4 A-M e Ardit Metalisë, i cili dyshohet se është një derivat i oligarkut Bashkim Ulaj.
Arsyeja se pse ky tender dyshohet se është korruptiv janë dy.
Së pari, është përjashtuar kompania Salillari me ofertë më të ulët se sa oferta 4 A-M. Edhe pse Salillari është një kompani e përfshirë në afera korruptive, sërish mbetet një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend.
Së dyti, kompania fituese 4 A-M është skeduar si një subjekt që paraqet dokumente false në procedura tenderuese. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se shoqëria private ka deklaruar të dhëna të rreme për të fituar një tender me vlerë mbi 3 milionë euro për rikonstruksionin e disa rrugëve në Tropojë. 4 A-M, duke mos plotësuar shumë kritere, paraqet të dhëna të rreme.
Duket qartë se sheiku i Politeknikut Andrea Maliqari ka diktuar fituesin e tenderit me ofertë gati sa fondi limit.
Zakonisht, në raste të tilla, kompania fituese i jep 20-30 % të vlerës së tenderit titullarit të institucionit publik, sekserëve apo një zyrtari tjetër që merr përsipër aferën. Në rastin konkret mund të jenë ndarë 2-3 milionë euro.
Paratë që duhet të kurseheshin nga një procedurë korrekte dhe me garë reale, ndahen mes palëve.
Pasuria e sheikut të Politeknikut