Gjatë natës ka rënë zjarr në tregun industrial në qytetin e Durrësit.
Deri më tani, janë të paktën 5 dyqane që janë djegur nga zjarri.
Dëmet materiale janë të mëdha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë gjatë natës duke izoluar vatrën e flakëve, e duke shpëtuar dyqanet e tjera.
Deri më tani, si shkak dyshohet rënia e ndonjë fishekzjarri.