28-vjeçarja u kap me 48 kilogram drogë në makinë, reagon AKSHI: Punonjësja jonë është shkarkuar

Aktualitet

Publikuar: 29/12/2022

28-vjeçarja u kap me 48 kilogram drogë në makinë, reagon AKSHI: Punonjësja jonë është shkarkuar

Pas arrestimit të punonjëses së AKSH, Erisa Fero, vetë institucioni ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare.

Në lidhje me skandalin AKSHI ka deklaruar se ka nisur menjëherë procedurat e shkarkimit të Feros pas arrestimit të saj pasi u kap me 48 kilogramë kanabis në makinë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.