Dashnor Sula në Kuvend: Ka ministre që s’i dihet adresa, shtëpinë në vend tjetër, e flenë diku tjetër

Politikë

Publikuar: 22/12/2022

Dashnor Sula në Kuvend: Ka ministre që s’i dihet adresa, shtëpinë në vend tjetër, e flenë diku tjetër

Deputeti Dashnor Sula ka folur në Kuvend për shtimin e të ardhuravë buxhetorë për 2023.

Ai tha se qeveria edhe për vitin 2023 ka lënë në harresë sektorin e bujqësisë, duke hedhur akuza se fondet shkojnë në rindërtim.

“A e dini që dolët këtu dhe kolegu i PS bëri një analizë të hollësishme dhe nuk kundërshtoni dot. Tha jemi e vetmja qeveri që jemi të kënaqur se po rrisim të ardhurat në arkat e shtetit. I vetmi shtet që paguajmë 20% TVSH për produktet e shportës. Në një kohë që e ka 6% Bosnja, 7% Kroacia. Të rindërtimi është gropa e zezë, aty janë përfituesit, miqtë, fshatarëve s’keni ca ti merrni. Dil njëherë nëpër fshatra ministre dhe shiko nga 600 shtëpi, iu ndizen dritat vetëm 5 shtëpive. Nëse ndizen më tepër se 20 drita në fshatra, skam ë njerëz, e shpopulluar fshatin. Pse ikin? Se nuk janë mirë, nuk ja dalin dot. Kjo është e vërteta ju flisni sikur jetoni në hënë” tha Sula.

Ndër të tjera ai ka vazhduar akuzat e Gazment Bardhir ndaj ministres Ibrahimi, duke thëë “Po zonja ministre këtu i jetojmë ne bashkë me kolegët e opozitës dhe kemi adresa shumë të sakta. Po këtu ka anëtare qeverie apo njerëz të tjerë që nuk iu dihet adresa, e kanë adresën e janë në vend tjetër, për të fjetur flenë në vend tjetër. Ka ndonjë ministresh që mund të ketë shpinë komshie me mua. Mos u shqetëso nuk thash gjë për ty”, tha Sula.