Bllokoi për mbi 30 minuta foltoren, Nikolla përjashton Flamur Nokën nga seanca

Aktualitet

Publikuar: 21/12/2022

Bllokoi për mbi 30 minuta foltoren, Nikolla përjashton Flamur Nokën nga seanca

Deputeti Flamur Noka është përjashtuar nga Kuvendi, pasi bllokoi për mbi 30 minuta foltoren.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, i bëri disa herë thirrje se është në kushtet e pezullimit dhe largimit nga seanca, por ai jo vetëm që mbante bllokuar foltoren, por edhe shkaktonte zhurmë duke përplasur duart në foltore së bashku me deputetët e tjerë të Berishës, gjatë kohës që fliste ministrja Frida Krifca.

Në fund, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka marrë vendimin për largimin përfundimtar nga seanca e sotme të deputetit Flamur Noka.

Deputetët e grupit të Berishës e bllokuan foltoren në shenjë proteste, për shkak se emrat e tyre figurojnë jashtë grupeve parlamentare.