Rekordi i ri i pëlqimeve në Instagram i përket Lionel Messit dhe postimit që ai bëri pas fitimit të Kupës së Botës. Nuk përjashtohet, megjithatë, që të thyhet rekordi, nga fotoja e re e postuar nga legjenda argjentinase, këtë herë duke përqafuar trofeun në shtrat!
Messi bëri gjumin më të ëmbël të karrierës së tij, duke postuar një foto të tij duke fjetur me trofeun e artë pranë tij dhe bëri një tjetër “klik” që do të bëhet virale në rrjetet sociale.