Arben Ahmetaj blen kryetaren e ILDKP Evgjeni Basharin, ish sekretarja e Ganajt nuk e kallëzon për fshehjen e dhuratave që i bëri Klodian Zoto, ILDKP i kapur nga korrupsioni

Krim & Korrupsion

Publikuar: 18/12/2022

Arben Ahmetaj blen kryetaren e ILDKP Evgjeni Basharin, ish sekretarja e Ganajt nuk e kallëzon për fshehjen e dhuratave që i bëri Klodian Zoto, ILDKP i kapur nga korrupsioni

Arben Ahmetajt iu paguan ndër vite të ndryshme nga Klodian Zoto udhëtime të shtrenjta dhe akomodime në hotele luksoze, por të gjitha këto ai i fshehu dhe nuk i deklaroi në deklaratat vjetore të pasurisë.

Një veprim i tillë i kryer nga ish funksionari është vepër penale, dhe i dënueshëm nga ligji për akuzën e deklarimit të rremë, për të cilin në SPAK aktualisht janë nën hetim 20 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar.

Por megjithëse provat vërtetojnë se si nga viti 2013 e në vazhdim ish ministrit të Financave e po ashtu ish zv kryeministrit iu paguan përmbi 10 mijë euro udhëtime nga i akuzuari i inceneratorëve, ai nuk i ka deklaruar ato në formularët e detyrueshëm vjetorë.

Nuk dihet ende se përse nga viti 2013 e në vazhdim ILDKPI i ka konsideruar të rregullt këto formularë për të cilët burimet i sqarojnë TCH se ish ministri ka pasur lidhje të ngushta me familjarë të krerëve të këtij institucioni, duke mundësuar në këtë mënyrë edhe fshehjen e pasurive dhe dhuratave.

Këto të fundit në përmbushje të rregullores mbi etikën të miratuar nga qeveria Rama duhet të ishin deklaruar nga ministri Ahmetaj , i cili ka fshehur dhurata si pagimi i hoteleve super të shtrenjta në Milano dhe Austri.

Që të gjitha të vërtetuara, por që nuk i pa as SPAK dhe as ILDKPKI, që është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Ish ministri Ahmetaj nuk u hetua nga SPAK as për korrupsionin e dyshuar përderisa shfaqet në e-maile si i paguar nga Klodian Zoto dhe as për fshehje të pasurisë e deklarim të rremë. Aq më tepër që rankohet si ministri me pasuri 320 milionëshe , dhe si ministri më i pasur i kabinetit Rama. (TC)

(Kujtojmë që ILDKI drejtohet nga Evgjeni Bashari, e cila më parë ka qenë sekretare e Shkëlqim Ganajt, ish kryetar i ILDKPKI. Ganaj rriti besimin tek ILDKP dhe kishte raporte të ngushta me SHBA-BE. Ganaj çoi rreth 500 zyrtarë dhe ish zyrtarë në prokurori për fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash. Mes tyre kishte ish ministra, deputetë, drejtorë, gjyqtarë, prokuror etj.

Pas mbarimit të mandatit të Ganajt, PS-ja zgjodhi Basharin në krye të ILDKP, me miratimin në heshtje të PD dhe LSI. Evgjeni Bashari ka shkatërruar ILDKP si Zana Xhuka.

Ka ndërprerë pothuajse kallëzimet penale për fshehje pasurie ndaj zyrtarëve të lartë. Evgjeni Bashari po mbulon pasuritë e korrupsionit të pushtetarëve dhe ish pushtetarëve. 

Zonja kontrollohet lehtësisht nga fije të qeverisë, Kuvendit dhe opozitës, për të ruajtur dhe mbuluar pastrimin e parave të korrupsionit duke i investuar në pasuri të palujtshme. 

ILDKPKI-ja është kthyer në istrument i korrupsionit të nivelit të lartë. Ka dështuar plotësisht me dy detyrat e tjera: Me zinjalizimin e korrupsionit dhe luftën kundër konfliktit të interesave. 

Kjo është arsyeja se pse ILDKPKI nuk ka guxim të veprojë në rastin e Ahmetajt. SPAK duhet të nisë me arrestimin e Basharit për shpërdorim detyre).