Shqiptarët në sondazh: Argjentina mund të fitojë Kupën e Botës!

Sport

Publikuar: 16/12/2022

Shqiptarët në sondazh: Argjentina mund të fitojë Kupën e Botës!

Brazili ka zhgënjyer shqiptarët në këtë botërorë pasi 26.6% e tyre kanë besuar se do të ngre trofeun në Katar.

Të pyetur nga Barometri ne Euronews Albania se kush kombëtare do të fitoj botërorin përveç Brazilit edhe Argjentina është një skuadër tek e cila shqiptarët kanë shumë pritshmëri me 20.4%. Franca po ashtu ka 19.1% të besimit të shqiptarëve.

Kombëtaret që me pak shqiptarë  kanë besuar se do të fitojnë botërorin janë Portugalia me 6.1%, Kroacia me 4.5%, Holanda me 3.9%, Spanja 3.6%, Zvicra 2.9%, Anglia 2.3%, Gjermania 2.2% dhe Maroku 1.2%.

Marrë nga Euronews