Qesharake/ Ahmetaj thotë se i ka vënë gjobë Zoto, ja si mashtron për faturat e hoteleve

Aktualitet

Publikuar: 15/12/2022

Qesharake/ Ahmetaj thotë se i ka vënë gjobë Zoto, ja si mashtron për faturat e hoteleve

Ish-ministri Arben Ahmetaj, i vënë në stuhinë e akuzave, pas denoncimit se ai ka qëndruar së bashku me bashkëshorten në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto, ka bërë sonte një reagim në kufijtë e qesharakes.

Në një reagim për “Të Paekspozuarit”, ai shprehet se bëhet fjalë për dokumenta jo origjinale, madje mohon të ketë përdorur kartën e Klodian Zotos.

Duke mos pasur argumente për t’u mbrojtur, Ahmetaj ka bërë edhe një tjetër gafë, duke thënë se akuzat ndaj tij, që i quan sulme se “ndoshta t bëhet fjalë për gjobëvënie”.

Por gjobë për çfarë? Pasi Ahmetaj tashmë është limon i shtrydhur dhe nuk ka asnjë post qeveritar, por ndoshta ngaqë akuzohet se ka vënë gjoba vetë kur ishte ministër, i cilëson të gjithë gjobënës si vetja.

“Nuk janë dokumenta origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër. Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie.
Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat. Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish miq të mi, e Zoto nuk është as njëra as tjetra”, ka deklaruar Ahmetaj për TPZ.

Për të kuptuar sa qesharak është justifikimi i Ahmetajt është shumë e thjeshtë. Mjafton vetëm që dy prokurorët e dosjes, Eneid Nakuci dhe Klodian Braho t’i çojnë një letër porosi-hoteleve dhe e vërtetojnë. Dhe rruga e dytë, akoma më e thjeshtë: Mjafton që të shohin llogarinë bankare të Zotos dhe gjithçka verifikohet.

Por duket që Ahmetaj është siguruar që dy prokurorët e çështjes nuk kanë për t’i bërë këto verifikime, ndaj dhe i lejon vetes të bëjë deklarata qesharake për t’u shfajësuar.

Deklaratën e tij Ahmetaj e bëri në një emision të përgatitur enkas për të, për t’i shpëtuar kokën dhe për t’i pastruar figurën Tigrit. Të ftuar ishin gazetarë të pavarur, ku gruan e njërit prej tyre e ka punësuar në një kompani ndërkombëtare, por për çështje etike nuk po ia bëjmë publik emrin.