Mashtrimi i Rrok Gjokës me punimet, përmbytet Rruga e Arbërit, oligarkur mori paratë dhe kapi tenderat e radhës

Aktualitet

Publikuar: 15/12/2022

Mashtrimi i Rrok Gjokës me punimet, përmbytet Rruga e Arbërit, oligarkur mori paratë dhe kapi tenderat e radhës

Reshjet e fundit të shiut e kanë kthyer Rrugën e Arbrit në një liqen.

Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës vijon të këtë problem për drejtuesit e automjeteve.

Sa herë ka reshje shirash kjo pjesë e rrugës përmbytet për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.

Mbrëmjen e kaluar uji në rrugë ka arritur në një lartësi të konsiderueshme duke penguar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve.

Drejtuesit e automjeteve thonë se i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është me probleme që nga bajpasi i Murrizit e deri në Bulqizë.

Rënie gurësh ka pasur edhe në segmentin Bulqizë – Maqellarë të rrugës së Arbrit. Rrrok Gjoka ka marrë paratë për këtë aks rrugorë, por rruga është gati e pakalueshme ende pa u inaguruar.

Deri më tani, Rruga e Arbërit ka kushtuar rreth 500 milionë euro.