Tensione ka pasur sot në Kombinat në pallatin numër 4 në rrugën Myslym Keta, ku banorëve u është kërkuar të dalin nga banesat e tyre. Kjo me pretendimin se pallati duhet të shembet pasi është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019.
Ata kanë kundërshtuar shembjen e pallatit dhe janë përplasur me policinë. Krah tyre ka shkuar edhe deputeti i PD Belind Këlliçi. Banorët thonë se pasi të shembet nuk iu është thënë se ku do strehohen, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ata thonë se u është prerë energjia elektrike dhe gjithashtu furnizimi me ujë.
Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.
“Keni nëna, fëmijë. Ja na nxorrën nga pallati, ku do vemë? E di Erion Veliaj sa janë qeratë e shtëpsië. Të mendoj për ata që janë në çadra. Turpi i zotit kam 32 vite në këtë pallat.
Po u shemb pallati ne dalim në rrugë të madhe. Nuk kam shtëpi. Ku do shkojmë, ku do mbytemi. Shko drejtoju gjyqit që të përfitosh me thanë”– kane treguar banoret per mediat.