Fjalët dhe referencat janë të tepërta. Kjo video që ka siguruar Prapaskena tregon papërgjegjshmërinë dhe degradimin e hipotekave nga Artan Lame.
Si mos të mjaftonte korrupsioni i frikshëm me tarifat e pashpallura të ryshfetit, zyrat e kadastrave janë kthyer edhe në mejhane ku kërcet ahengu.
Videoja tregon se çfarë ndodh brenda zyrave të hipotekës së Sarandës. Nëse zyrat e tjera janë rrethuar nga sekserët, zyrtarë të korruptuar dhe falsifikatorë, në Sarandë dosjet lëvizin me klarinetë!