SPAK po mbyll në heshtje dosjen e aferave të Ilir Beqjas në shëndetësi, për dy koncensionet korruptive dhe klienteliste, me vlerë 220 milionë euro. Bëhet fjalë për PPP-në e “Check-up” me përfituese Vilma Nushi dhe PPP-në e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me përfitues Ilir Rrapaj, shoku i Ilir Beqjas, me një kompani duhani fantazmë me 3 punëtorë.
SPAK nuk ka nisur hetim për koncensionin tjetër korruptiv të hemodializës, me vlerë rreth 80 milionë euro, me përfitues Klod Allajbeun, i cili ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit për shërbime të pakryera.
SPAK mban prej muajsh dosjen tjetër për koncensionin korruptiv të laboratorëve që nuk punojnë, me vlerë 114 milionë euro, me përfitues Janis Karathanon.
Katër koncensionet janë faktuar si korruptive nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dhjetëra investigime mediatike.
Nesër sakadon afati 3-vjeçar i hetimeve për rolin e Ilir Beqjas në 2 nga 4 koncensionet korruptive me vlerë mbi 400 milionë euro, para të shqiptarëve.
Dosja po mbyllet nga prokurorët e SPAK, Elida Kaçkini, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, në kordimin me Arben Krajën, i cili akuzon portalet se po u bëjnë presion prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në verën e këtij viti, Ilir Beqja, ishte bërë gati për t’u akomoduar në një qeli VIP në burgun 313 në Tiranë. Madje Beqja kishte porisitur edhe dhomën VIP.
Beqja është parë në një lokal ngjitur me burgun 313 pranë SPAK, ndërsa njerëzit e tij kishin bërë gati batanijet dhe jastëkët.
Beqja rrinte me telefon në dorë, duke pritur njoftimin se kur do të vinte grupi i shoqërimit për në qeli. Por, ditët kalonin dhe njoftimi nuk erdhi kurrë.
Duket se pas shpëtimit të Beqjas fshihet vetë dora e ngrohtë e Bablokut. Ky i fundit duket se është detyruar të mbajë Beqjan nga frika se ish ministri mund të fliste.
Ilir Beqja ka ndarë 80 milionë euro me shokun e tij të kompanisë së duhanit, Ilir Rrapaj, por vështirë të besohet se ka ndarë edhe 300 milionë eurot e tjera me Vilma Nushin, Klod Allajbeun dhe Janis Karathanon.
Ndarja e parave të shqiptarëve dyshohet se shkon përtej raportit të Beqjas me Vilma Nushin, Klod Allajbeun dhe Janis Karathanon. Dhe kjo duket se është edhe arsyeaja e ndërhyrjes për të shpëtuar Ilir Beqjan nga ndëshkimi ligjor.