Kjo është videoja kur Sali Berisha qëllohet me grusht dhe bie direkt në tokë.
I riu e qëllon me grusht, ndërsa Berisha bie në tokë, në krahun e Ilir Metës.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombt”.
Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard.
Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe kanë ndërhyrë truprojat, duke rrahur të riun.
Pavarësisht se çfarë përfaqëson Berisha dhe akuzat ndaj tij për zhdukje njerëzish, Prapaskena dënon sulmin fizik ndaj tij.
Dhuna fizike është e papranueshme në çdo rrethanë.