Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka mbyllur hetimet për çështjen e inceneratorit të Fierit. SPAK ka kaluar dosjen në gjykatë dhe ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Mbi Bllakon janë ngritur dy akuza, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
SPAK hetoi 11 persona si të lidhur me skemën e mashtrimit të disa kompanive që kishin marrë përsipër të kryenin shërbime për inceneratorët. SPAK i akuzon se kanë kryer një skemë mashtrimi me fatura fiktive kishin përfituar miliona lekë