“Më përdhunoi”, pas kallëzimit të së miturës, Policia e Tropojës arreston të riun nga Durrësi

Aktualitet

Publikuar: 05/12/2022

“Më përdhunoi”, pas kallëzimit të së miturës, Policia e Tropojës arreston të riun nga Durrësi

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Tropojë.Sipas njoftimit të policisë pas hekurave përfundoi 25-vjeçari me inicialet E. B., banues në Shënavlash të Durrësit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi”, thuhet në njoftimin e policisë.