Kandidatja e ‘tritolit’ shpërthen pas humbjes, akuzon Bogadanin si të blerë nga Veliaj dhe Soros. Shpëtojnë kullat nga hedhja në erë

Kryesore

Publikuar: 05/12/2022

Kandidatja e ‘tritolit’ shpërthen pas humbjes, akuzon Bogadanin si të blerë nga Veliaj dhe Soros. Shpëtojnë kullat nga hedhja në erë

Përmbyllja e numërimit për procesin e ‘Primareve’ të PD-së së Berishës, ka sjellë edhe pakënaqësi tek kandidatë të cilët nuk kanë arritur të marrin numrin e votave që prisnin nga anëtarët dhe simpatizantët e Rithemelimit.

Gara është denoncuar si e manipuluar edhe nga Adriana Kalaja, e cila në program hedhjen në erë të kullave me tritol.

Kalaja ka akuzuar Gert Bogdanin për përfshirje në skemën e inceneratorëve dhe me tej ka shtuar se bashkëshortja e tij kishte përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj.

Një numër shumë i vogël i njerëzve përqafuan programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe që bashkëshortja e tij ka përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj, se sa të përqafojë një projekt që për mua është projekti që i duhet Tiranës për zhvillimin në 10 vite”, u shpreh Kalaja.

Me humbjen e Kalasë shpëtojnë kullat në Tiranë!