Rama i vendos tritolin hotelit të Fanes, i hap 730 vrima për dinamitin, mesazh zhvatësve të tjerë të pasurive publike që të mos e ‘luajnë bishtin’

Krim & Korrupsion

Publikuar: 04/12/2022

Rama i vendos tritolin hotelit të Fanes, i hap 730 vrima për dinamitin, mesazh zhvatësve të tjerë të pasurive publike që të mos e ‘luajnë bishtin’

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me tritol “Prestige Resort”, në pronësi të Irfan Hysenbelliut, zhvatësit të pasurive publike që fshihet pas lirisë së mediave.

Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.

Duket se prishja në pazare mes qeverisë dhe Fanes është e pakthyeshme. Duke goditur dhe bërë shembull Fanen, Rama po u jep një mesazh edhe zhvatësve të tjerë të pasurive publike me leje të qeverisë, që të mos guxojnë të sfidojnë pushtetin, por të shijojnë plaçkën e vjedhur në heshtje

Të gjithë të barabartë përpara ligjit, nuk do të ketë asnjë tolerim”, u shpreh kryeministri.

“Ju siguroj që ligjërisht janë ndjekur të gjitha hapat nga institucionet. Është operacion për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë një mendësi që është ngushtuar, por nuk është asgjësuar plotësisht. Individ të caktuar i motivon të abuzojnë me të drejta të caktuara. Po flasim për fitime të mëdha. Në këtë operacion janë marrë deri më tani 15 vendime konfiskimesh. Ligji është i qartë, mjafton të lexohet ai ligj. Do vazhdoje deri në fund, sepse nuk mbaron këtu, për rastin në fjalë. Do të ketë edhe shembje të tjera për të cilat ka proceduar. Asnjë individ cilido qoftë nuk do të tolerohet. Bujrum urdhëroni, denonconi nëse ka raste tjera. Kontrolli për lejet e ndërtimi do të bëhet në mënyrë periodike, jo më pak se 60 ditë. Ligji është i barabartë për të gjithë”, tha Rama.