Procesi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019 është shndërruar në një aferë epike korrupsioni, me shifra të ‘çmedura’, nën kujdesin e Dritan Agollit të FSHZH-së dhe ish ministrit Arben Ahmetaj, i shpallur non grata nga vetë Edi Rama, për bashkëpunim pas krahëve me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën.
Në këtë mozaik të madh korrupsioni dalin në pah edhe kompanitë Ulëza e Ndue Shpanit si dhe kompania G. P. G. COMPANY e ‘peshkaqenit’ të fondeve publike, Paqsor Buzi, i arrestuar në vitin 2020 për skama mashtruese me TVSH.
Referuar parave që kanë dalë nga arka e shtetit, Paqësor Buzi është përfituesi më i madh fondeve të rindërtimit dhe parave publike në tërësi, me një vlerë mbi 200 milionë euro.
Edhe Ndue Shpani nuk mbetet pas. Shpani ka marrë tendera me vlerë mbi 60 milionë euro gjatë viteve të fundit.
Shpani dhe Buzi kanë mashtruar me zbatimin e kontratave për rindërtimin, me cilësinë e pajisjeve, punimeve dhe volumin e punimeve.
Kontrata publike me Dirtan Agollin e FSHZH-së, për rindërtimin e shkollës së mesme dhe parashkollor Llesh Nik Daka në Lezhë është vetëm një shembull ilustrues.
Nga dokumentet që ka parë Prapaskena rezulton se dy kompanitë kanë mashtruar edhe me kaldajën, e cila është jashtë funksionit dhe nuk realizon ngrohjen sipas kapaciteteve dhe kushteve të parashikuara në kontratë.
Për mbiqkyrjen e punimeve janë paguar me gati 30 milionë lekë Irdi Kulla dhe Saidjon Kodhelaj me kompanitë e tyre.
Dy personazhet kanë firmosur që punimet janë në rregull. Mbikqyrësit e punimeve kanë një faktor kyc në korrupsionin gjatë zbatimit të kontratave publike.
Rasti është flagrant. Mungon vetëm vullneti i SPAK për të hapur letrat dhe ndjekur rrugën e parave se si janë ndarë mes Paqësor Buzit, Ndue Shpanit, Irdi Kullës, Saidjon Kodhelajt dhe Dritan Agollit, një nga drejtorët më të lakuar për korrupsion gjatë dy dekadave të fundit.