Botërori i Katarit i pamëshirshëm, “përplas” Argjentinën me Hollandën në çerekfinale

Aktualitet

Publikuar: 03/12/2022

Botërori i Katarit i pamëshirshëm, “përplas” Argjentinën me Hollandën në çerekfinale

Çifti i parë çerekfinal i Botërorit të Katarit është ai mes Argjentinës dhe Hollandës.

“Tulipanët” ia dolën të sigurojnë sot pasdite një biletë për këtë fazë, pasi mundën 3-1 USA. Golat për ekipin e Van Gaal erdhën nga Depay, Blind dhe Dumfries.

Në krahun tjetër, argjentinasit kaluan jo pa vuajtje australianët. Triumf 2-1 i “Albiceleste” pas golave të Messi dhe Alvarez.

Çerekfinalja Argjentinë-Hollandë do të luhet pas pak ditësh, me këtë sfidë që mund të cilësohet si një finale e parakoshme.