Prapaskena

Pa kategori

U ekzekutua me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari shqiptar pronar i një pike karburanti në Shijak! Prokuroria gjermane: S’ishte viktimë e rastësishme

Publikuar: 30/11/2022

Mari Muka është 42 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Gjermani. Mësohet se viktima rezulton të jetë pronar i një pike karburanti në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Sakaq mediat gjermane kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i 42-vjeçarit shqiptar në Krefeld në Gjermani. Dy persona mësohet se kanë qëlluar katër herë në drejtim të Mukës, ndërsa dy plumba e goditën në pjesën e pasme të kokës.
Viktima ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte proceduar për vepra të ndryshme penale për drogë dhe vjedhje. Muka jetonte që prej 2018 në Gjermani dhe kryesisht në Krefeld.

“Sipas statusit aktual të hetimit, mund të përjashtohet se 42-vjeçari ishte një viktimë e rastësishme. Megjithatë, motivi i kësaj vepre të përgjakshme është ende i paqartë. Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet”, tha prokurori i çështjes Axel Stahl.
Sipas Bild, dy autorët kanë shkuar në Krefeld me një Peugeot, blu të vjedhur. Aty kanë parkuar makinën dhe kanë pritur 42-vjeçarin shqiptar. Kur objektivi i tyre mbërriti, autorët e dyshuar dolën jashtë. Të dy shkuan rreth 30 metra drejt shqiptarit, më pas e qëlluan me katër të shtëna, dy prej të cilave mësohet se kanë qenë fatale, pasi shqiptari vdiq në vend.
Sipas policisë, të nesërmen e krimit u gjetën shenja plumbash në një fasadë shtëpie në kutinë postare. Autorët janë larguar në këmbë në drejtim të Unazës Alter Deutscher. Nuk dihet nëse ata hipën në një automjet tjetër, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.



Më të lexuarat