Familjarët akuzojnë politikën, ja kush po ia merr pasuritë Vis Martinajt pas zhdukjes, përfitues Gent Prizreni, në skenë Gjush Akullorja, Gaz Mjekërbardhi dhe Olsi

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/11/2022

Familjarët akuzojnë politikën, ja kush po ia merr pasuritë Vis Martinajt pas zhdukjes, përfitues Gent Prizreni, në skenë Gjush Akullorja, Gaz Mjekërbardhi dhe Olsi

Familjarët akuzojnë politikën dhe 6 grupe kriminale për vrasjen dhe zhdukjen e Ervis Martinajt, ish bosi i lojërave të fatit.

Faik Martinaj, xhaxhai i bossit të lojrave të fatit, tha dje për mediat se Martinaj është zhdukur për shkak të pronave në bregdet.

Në media është folur për një konflikt mes Ervis Martinajt dhe biznesmenit Gent Prizreni. Gent Prizreni ka hipotekuar në emrin e tij një sipërfaqe të madhe toke, që Martinaj pretendonte se i përkiste atij si trashëgimtar.

Nëse i referohemi shkakut të pretenduar nga familjarët, atëherë një nga përfituesit nga vrasja e dyshuar mund të jetë biznesmeni Gent Prizreni. Nëse Martinaj është asgjësuar, familja e tij nuk ka më forcë për të marrë pronën.

Por Ervis Martinaj mund të jetë goditur edhe nga kundërshtarët e tij të fortë si hakmarrje dhe për të ‘fjetur’ të qetë nga reagimi i tij.

Gjithsesi, në asnjë moment nuk përjashtohet mundësia që e gjithë historia mund të jetë një sajesë.

Por, duke iu referuar dyshimeve të forta për zhdukje, gazetarë investigativë thotë se biznesin e lojërave të fatit po ia marrin Martinaj një grup i përbërë nga Vangjush Dako, Gaz Demi, Olsi Rama etj.