Kreut të SPAK, i kanë mbetur edhe 20 ditë në detyrë, ku për 3 vite mashtroi shqiptarët dhe dredhoi e solli vërdallë partnerët e SHBA- BE, duke mos prekur asnjë nga krerët e politikës.
Edhe ditën premte, kur Arben Kraja u pyet se përse Sali Berisha, djali dhe dhëndri i tij, nuk po thirren për dosjet e kompleksit ‘Partizani’, ‘Gërdeci’ e ‘21 janari’ në të cilat janë autorë kryesor; “kulufi” i SPAK mashtroi duke thënë se çështjet janë akoma në hetim.
E vërteta është, se SPAK nuk ka nisur hetim për dosjen e 21 janarit, madje këtë dosje e ka bllokuar Arben Kraja, megjithëse ka pasur kallëzime e kërkesa nga familjarët dhe ndërkombëtarët.
Edhe për dosjen e kompleksit ‘Partizani’, janë pyetur sa për të thënë Fatmir Mediu, Genc Ruli, Gazment Oketa, por asnjë nuk është marrë i pandehur e tashmë është lënë në harresë të plotë.
Ndërsa burime nga Byroja Kombëtare e Hetimit, thanë për “Pamfleti”, se Sali Berisha dhe dhëndri i tij ndërtues Jamarbër Malltezi, nuk janë futur fare në dosjen hetimore as si persona që kanë dijeni e kanë firmosur për grabitjen e 33 mijë m2 truall e objekte të kompleksit ‘Partizani’.
Arben Kraja është aq keq i kapur prej Sali Berishës, sa nuk e hetoi as për vendimin “non grata”, megjithëse Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Ambasadorja Yuri Kim, në emër të Presidentit Joe Biden, i kanë bërë thirrje publike për ta çuar para drejtësisë Sali Berishën.

Po përse për 3 vite në krye të SPAK, Arben Kraja nuk e preku Sali Berishën, ish-presidentin e kryeministrin “monstër” korrupsioni, shkatërrimi të vendit e urdhërues vrasjesh në protesta, marrje peng e zhdukje kundërshtarësh dhe personash që i zbulonin krimet?
Thuhet se shkak, janë disa regjistrime audio, që Sali Berisha i ka Arben Krajës për punë të pista sëbashku, në falsifikim dosje trafikantësh e vrasjesh në vitet 1994-1996 dhe në vitet 2005-2013, kur ky ka qenë drejtues i lartë i hetimit dhe anti- krimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Lidhja e tij me Sali Berishën, ka nisur nëpërmjet Ali Spahisë, që 1 javë pas ardhjes së PD në pushtet më 22 mars 1992, hetuesin Arben Kraja e emëruan Drejtor Juridik të Policisë Financiare, ndërsa më 1 mars 1993 e emëruan shef hetuesie në Prokurinë e Përgjithshme.
Edhe spiunin Ilir Metaj, kreu i SPAK Arben Kraja nuk e preku, sepse me të ka histori punësh të zeza, gjatë viteve 2001-2002 kur spiuni I.M e emëroi Drejtor Anti-korrupsioni në Kryeminstri, kohë kur Ilir Metaj krijoi “perandorinë” familjare me miliarda e pasuri të vjedhura. /Pamfleti