100 milionë euro për 1 km rrugë, Balluku-Berberi sfidojnë SPAK-un, si do i vjedhin shqiptarët me Çim Fushën, detaje nga afera 1.3 miliardë euro

Aktualitet

Publikuar: 26/11/2022

100 milionë euro për 1 km rrugë, Balluku-Berberi sfidojnë SPAK-un, si do i vjedhin shqiptarët me Çim Fushën, detaje nga afera 1.3 miliardë euro

Tenderi për rrugën Lekaj-Fier, me protaganistë Belinda Ballukun dhe pupacin e saj Evis Berberin, projekton aferën më të madhe dhe të pastën gjatë tre dekadave të fundit.

Do jepen paratë për një segment, i cili është realizuar pothuajse plotësusht. Pra, rruga aktuale që shkon drejt Fierit dhe pjesa më e madhe e saj është e plotësuar edhe më rrugë dytësore.

Vetëm një pjesë prej 3.2 kilometra do ndërtohet tërësisht e re ndërsa, pjesa tjetër prej 42.4 kilometrash kalon në aks ekzistues.

Një kilometër rrugë e re do të kushtojë mbi 100 milionë euro, duke thyer rekord botror. Rreth 55 milionë euro kanë kushtuar inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Paratë do t’i jepen oligarkut Shkëlqim Fusha dhe disa shokëve të tij. Grupi më pas duhet të ndajë paratë sipas zakonit

Rruga Rrogozhinë-Lushnjë është përfunduar e riparuar vetëm pak vite më parë me dy korsi në secilin krah dhe me rrugë anësore.

Edhe segmenti Lushnjë-Fier në pjesën më të madhe të saj është e zgjeruar në parametrat e përcaktuar për korridorin blu ndërsa duhen ende disa mbikalime si dhe duhen eliminuar rrethrrotullimet në gjithë gjatësinë e rrugës.

Kjo është një nga punë e konçesionarit të cilit i duhet që të hapë nga një korsi në pjesët e këtyre akseve, që nga një përllogaritje të thjeshtë nuk shkojnë më shumë se 15 kilometra dhe të vendosë traun e të vjelë tarifën e kalimit te qytetarët.

384 mln euro do të kushtojë ndërtimi I 3.2 kilometrave rrugë të re dhe zgjerimi me një korsi i 20 kilometrave të tjerë.

Kostoja për një kilometër shkon në 17 milionë euro, pothuajse sa kostoja e punimeve në Unazën e Re nga Pallati me Shigjeta te ish-Rrethrrotullimi Shqiponja. Dallimi është se Lekaj-Fier pothuajse nuk ka shpronësime që rrisin kostot.

Këto janë arsyet se pse 8 kompanitë që morën këtë koncesion u bashkuan në një ofertë të vetme ndërsa kostot e studimeve paraprake nga Ministria e Infrastrukturës janë shumë më të vogla.

Për vitet e para të operimit,  shteti I garanton koncesionarit edhe fitimin. Sipas dokumentave të tenderit, janë 1.3 miliardë euro të ardhurat që pritet të merren nga aplikimi i tarifës katër euro vajtje-ardhje në këtë aks.

Shuma mund të rritet nëse rritet tarifa dhe fluksi i automjeteve që do të frekuentojnë rrugën me pagesë.